Site icon Telegrafi

Grubi: Unë e drejtova seancën, nuk ka emërim të konsullit të përgjithshëm në New York

Asnjë vendim, asnjë emërim i konsullit të përgjithshëm në New York, nuk ka asgjë të vërtetë. Konsulli i emëruar vazhdon të punojë, tha zv. kryeministri Artan Grubi në lidhje me informacionet se Qeveria në një seancë të mbyllur ka zgjedhur prezantuesen Besmira Ejupi për konsull të përgjithshëm në New York.

I pyetur nëse është diskutuar në seancë me dyer të mbyllura, Grubi tha: “Unë e drejtova, ju thashë se informacioni nuk e keni të saktë”.

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sot për lajmin duke publikuar informacione të shumta jo të plota lidhur me dërgimin e diplomatëve në misionet diplomatiko-konsullore./Telegrafi/

Lexo po ashtu Reagon MPJ: Maqedonia ka konsull në SHBA, nuk parashihet zëvendësimi i parakohshëm i tij
Exit mobile version