Deputeti Artan Grubi, nëpërmjet një njoftimi drejtuar kreut të Kuvendit sapo ka njoftuar se e refuzon detyrën e anëtarit të komisionit për përzgjedhjen e të punësuarve në DSK.
Arsye, sipas Grubit, janë obligimet e tjera dhe pamundësia kohore. Akoma nuk dihet se kush do të propozohet në vendin e tij.
Më herët u njoftua se Artan Grubi dhe Trajko Dimov do të jenë dy deputetët të cilët do të marrin pjesë në punët e Komisionit për përzgjedhjen e punëtorëve nga Drejtoria për Siguri dhe Inteligjencës të formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/