Në lidhje me procesin gjyqësor të ”Grupit të Kumanovës” të cilët akuzohen për terrorizëm, së fundmi ka reaguar edhe Artan Grubi, deputet i BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, procesi gjyqësor nxjerr në pah përfshirjen e agjentëve të Agjencisë së zbulimit, e që është nën kompetencë të kryetarit Gjorge Ivanov.
Më tej, Grubi thotë se do të nisë një iniciativë në Kuvend për të kërkuar përgjegjësinë e drejtuesve të agjencionit të lartëpërmendur, duke shtuar se dëshmitë konfirmojnë mospërfshirjen e BDI-së dhe të Ali Ahmetit në këtë rast./Telegrafi/