Site icon Telegrafi

Grubi: Të gjithë deputetët shqiptarë bashkë me kolegët tjerë u evakuam nga Kuvendi (Foto)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi ka pohuar se të gjithë deputetët janë evakuar prej Parlamentit të Maqedonisë.

Ai përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka thënë se Ziadin Sela është në spital ndërsa deputetetët të tjerët janë lënduar lehtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë deputetët shqiptar bashkë me shumë koleg maqedonas u evakuam nga ndërtesa e Kuvendit dhe u vendosëm në vend të sigurt. Ziadini është në spital ndërsa të tjerët janë më lehtë të lënduar. Ju lus të përmbaheni, të mbani qetësi dhe të mos provokoheni nga kjo marrëzi”, shkruan Grubi.

Ndryshe, disa portestues kanë hyrë në parlament dhe kanë sulmuar edhe disa deputetë të tjerë shqiptarë dhe maqedonas. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Exit mobile version