Site icon Telegrafi

Grubi: Shqiptarët mbështesin maqedonasit, me Bullgarinë nuk bisedohet për gjuhën dhe identitetin

Zv. kryeministri Artan Grubi në konferencën e sotme për shtyp me rastin e shënimit të 100 ditëshit të qeverisë LSDM-BDI tha se në bisedimet me Bullgarinë në asnjë moment nuk është diskutuar për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Grubi theksoi se shqiptarët mbështesin maqedonasit në kontestin me Bullgarinë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit më të lartë të komunitetit shqiptar në vendin tonë, do të doja të jepja mbështetjen e plotë deri tek komuniteti maqedonase, në përpjekjet e përbashkëta për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të përsëris dhe të ju bind se në asnjë moment me fqinjin tonë nuk diskutohet për çështje të identitetit dhe gjuhës”, deklaroi mes tjerash Grubi.

Zgjedhjet e djeshme në Shtip dhe Pllasnicë sipas zv. kryeministrit të parë Artan Grubi janë dëshmuesi më i mirë se qytetarët mbështesin politikat e kësaj qeverie dhe jo bojkotin dhe bllokadat e opozitës.

“Bojkotimi i seancave të Kuvendit dhe bllokimi i rrugëve nuk kalon dhe nuk ka mbështetje nga qytetarët, andaj e ftojmë opozitën që të pranojnë dorën tonë të shtrirë për konstruktivitet dhe prosperitet të vendit tonë”, deklaroi Artan Grubi, zv. Kryeministër.

“I hapëm kufijtë u dakorduam për mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës. Përfunduam shpronësimin dhe punimet rreth autostradës Shkup-Bllacë po vazhdojnë, përfundoi rikonstruimi i Teatrit Shqiptar”, tha Grubi në fjalimin e tij lidhur me 100 ditshin e Qeverisë.

Exit mobile version