Site icon Telegrafi

Grubi propozon kontroll për drogë për secilin funksionar që kryen detyrë publike

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi deklaroi se do të nisin nismë për të ashtuquajturin “veting”, përkatësisht kontroll për përdorimin e drogës për secilin deputet apo funksionar i cili kryen detyrë publike.

“Ne këtë nismë e fillojmë nga radhët e BDI-së dhe duam ta propozojmë në Kuvend, më pastaj presim mbështetjen edhe të sektorit qytetar dhe mediat. Secili që kryen detyrë publike duhet të kontrollohet në këtë test dhe ne presim përkrahje nga të gjithë që janë të sinqertë”, tha Grubi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk dëshiroj të përgjigjet nvse Pavle Bogoevski duhet të lëshojë funksionin e deputetit, po përsëriti se për BDI-në është e papranueshme termi “fshesë’ për shkak se s’është e dinjitetshme për njerëzit.

Lexo po ashtu Najçevska: Deputetët dhe funksionarët duhet të kontrollohen nëse përdorin substanca psikotropike

Sa i përket bisedimeve për ndërrimin e funksionarëve nga radhët e BDI-së dhe LSDM-së, Grubi tha se nëse ka diçka në këtë temë, mediat në kohë të të njoftohen./Telegrafi/

Exit mobile version