Site icon Telegrafi

Grubi: Projektin e Korridorit 8 e kanë mbajtur në sirtar më shumë se 30 vite

Projekti i Korridorit 8 dhe 10 D është më i madhi në historinë e Maqedonisë dhe prandaj po ngjallet reagim në opinon, media dhe tek partitë politike. Kështu tha zv. kryeministri, Artan Grubi për “Klan Debat” ka folur për rëndësinë e këtij projekti.

“Mendoj se ndoshta tani është kuptuar nga opinioni që ky projekt do të realizohet dhe të gjithë skeptikët që kishin menduar se ky projekt nuk do të vijë në këtë ditë, tashmë janë zgjuar nga gjumi dhe e shohin se është realitet dhe që kontrata është nënshkruar dhe asgjë më nuk mund ta ndalë”, deklaroi Grubi

Grubi theksoi se Korridori 8 si projekti më i madh në historinë e vendit, është mbajtur në sirtar për 30 vite. Këtë e kanë bërë, sipas tij, për arsye politike, pasi i njëjti është parë si projekt konkurrent me Korridorin 10.

“Deri tek nënshkrimi i kontratës më 8 mars të këtij viti me konzorciumin Bechtel dhe Enka, u dëshmua që me guxim ky kabinet qeverisës ia arriti që bllokadën 31 vjeçare ta largojë dhe ato synime të errëta që dikush ndër vite mund t’i ketë pasur, t’i rrëzojë e mohojë e ta sjellë tashmë para aktit të kryer”, deklaroi Grubi.

Exit mobile version