Site icon Telegrafi

Grubi për festivalin “Sunny Hill”: Ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë dhe Prishtinë

Foto: Telegrafi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar rreth anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë dhe zhvendosjes së tij në Tiranë.

I njëjti thekson se festivali do të ishte i mirëpritur edhe në Shkup, Maqedoni.

Mes tjerash, ai thotë se do të ishte ideale organizimi i këtij festivali mes kryeqyteteve: Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

“Sunny Hill Festival është më se i mirëseardhur në Shkup, ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë”, u shpreh Grubi.

Prishtina ndërkohë u tha se humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Lexo po ashtu Nënkryetarja e Prishtinës i reagon MAPL-së për “Sunny Hill”-in: Mos mashtroni

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës në reagimet e bëra nga nënkryetarja Donjeta Sahatçiu ia hodhi fajin Qeverisë.

“Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë në po të njëjtat data që ishte paraparë të mbahej në Prishtinë.

Deri më tani janë zbuluar një sërë artistësh të njohur që do të performojnë në “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Exit mobile version