Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka shpërthyer me ofendime për Lëvizjen Besa, të cilën e quajti partner të opozitës me OBRM-PDUKM-në, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Sot ndjej emocione pozitive, se sot vjen fundi i krizës dhe çlirimi i qytetarëve të Maqedonisë. Sot ne të gjithë e shohim fundin e krizës. Nuk ka gjë më të mirë që t’i jepet fund krizës me kaq program të mirë. Kjo qeveri jep hapësirë për të zyrtarizuar rrugën tonë për në BE dhe NATO. Ky programë do të hap vende të reja të punës. Ky program nuk është i rastësishëm. Ky program përmban programet e krejt partive. I përmban të gjithë programet, edhe të OBRM-PDUKM-së edhe të koalicionit të tyre. Opozita e re nga OBRM-PDUKM-së dhe atyre që nuk dua të ju përmend emrin nuk duhet të pengojë këtë qeveri. Këto dy parti nuk i’a duan të mirën Maqedonisë. Lëvizja Besa dhe OBRM-PDUKM-ja janë lëvizje regresive në shtet. Ju përkujtoj se jeni fajtorë për ndarjen e votës shqiptare. Ju nuk e njihni himnin kombëtar për ta zyrtarizuar në shtet. Ju jeni fajtor për rrezikshmërinë ndaj deputetëve. Ju financoheni në mënyrë të dyshimtë. Ju keni rritur urrejtjen në shtet. Ju i pengoni ata që ia duan të mirën shqiptarëve. Ju shpikët idenë se Edi Rama na ka bërë platformën. Ju nuk e dinit edhe himnin. Ju ikët nga Kuvendi. Lëvizja Ik, ashtu ju thërrasin qytetarët.” tha mes tjerash Grubi.
”Zotëri Zaev, dua të ju uroj për mandatin. Dua të ju them se ministrat tanë janë ajka e ministrave. Jo për të mirën e shqiptarëve dhe BDI-së por për Maqedoninë e bashkuar.” tha Grubi nga foltorja e Kuvendit./Telegrafi/