Zv. kryeministri Artan Grubi sot theksoi se i inkurajojë të gjithë qytetarët që të aplikojnë për punë nga profile të ndryshme në kompaninë “Bechtel dhe Enka” e cila do të bëjë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Grubi tha se për këtë projekt janë paraparë mbi 2.000 vende të punës, në cilën janë paraparë që punëtorët të jenë të gjithë nga Maqedonia e Veriut.
Ai theksoi se i demantojnë të gjithë thashethemet se në projektin e ndërtimit të korridoreve do të sillen punëtorë nga jashtë.
Grubi shtoi se punësimet nuk janë afatshkurtër por do jenë afatgjatë, duke pasur parasysh se projekti do të zgjasë pesë vite./Telegrafi/