“BDI mbështet miratimin e një ligji për Prokurorinë Publike, por ka vërejtjet e veta dhe propozimet konkrete”, tha koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Artan Grubi.
Ai theksoi se ka pasur një takim shumë konstruktiv midis partive parlamentare mbi ligjin, në të cilin sipas tij, të gjithë kanë dhënë pikëpamjet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Na vjen keq që 10 ndryshimet e miratuara në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane për këtë ligj nuk janë përfshirë në projektligjin e fundit dhe shpresojmë të jenë pjesë e tij. Ne thamë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve duhet të pasqyrohet në kuadër të Ligjit për Prokurorinë Publike. Gjithashtu të zvogëlohen kriteret për të ruajtur përfaqësimin e drejtë të bashkësive në Prokurorinë Publike”, tha Grubi.
Ai shprehu shpresë se do të hartohej një tekst konsensual, pasi sipas tij është një ligj sistematik që duhet të ketë mbështetjen e të gjithëve./Telegrafi/