Site icon Telegrafi

Grubi: Kriza në Maqedoni ka autor euroaziatik

Bartësi i listës së kandidatëve të BDI-së për Njësinë Zgjedhore 1, Artan Grubi, në diskutimin e mbrëmshëm në Alsat-M, deklaroi se kriza në vend ka autorë evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai mes tjerash tha se ”unë besoj që shumica e qytetarëve besojnë se ka ndikim të forcave të ndryshme euroaziatike në krijimin e problemeve në çështjet e sigurisë. Këtë e shohim edhe në formimin e partive të caktuara politike dhe kjo është alarmuese dhe e papranueshme për ne. Kriza që zhvillohet në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Mal të zi, Maqedoni, unë mendoj se ka autor euroaziatik.”

Në mungesë të argumenteve të fuqishme, Grupi nuk ka dashur që të përmend emra shtetesh./Telegrafi/

Exit mobile version