Telegrafi

Grubi: Korridori 8, hap drejt bashkimit dhe zero çështje të hapura me fqinjtë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryeministri bullgar Galeb Donev, ministra, zëvendësministra e funksionarë të lartë kanë vënë gurrëthemelin e vazhdimit të punimeve të hekurudhës si pjesë e Korridorit 8.

“Korridori 8 rrugor dhe hekurudhor janë investimet më të mëdha infrastrukturore që nga ekzistenca e vendit tonë, janë arterie e rëndësishme ekonomike, qëllime strategjike nga të cilat nuk mund të ketë kthim pas, janë perspektiva e së ardhmes për zhvillimin e vendit dhe konkretizimin e strategjisë së jetës më cilësore”, ka thënë Grubi para të pranishmëve. /Telegrafi/