Site icon Telegrafi

Grubi: Kemi plane të mira për Naser Ziberin

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi për Klan Kosovë deklaroi se kanë plane të mira për Naser Ziberin, por nuk zbuloi nëse Ziberi do të jetë kryeministër në 100 ditët e fundit në Qeveri.

“Kandidati do të vijë pas katër viteve, do të presim, por ne dhe partnerët e koalicionit, besoj se edhe shqiptarët, kemi plane të mira për Naser Ziberin”, tha Grubi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se zgjidhje e djeshme për Qeveri është e pranuar nga të gjithë shqiptarët.

Ndryshe, LSDM dhe BDI gjatë ditës së djeshme arritën marrëveshje në të cilën thuhet se në 100 ditët e fundit të mandatit, Zaevi do t’ia lëshojë karrigen e kryeministrit dhe se kryeministri do të propozohet nga BDI./Telegrafi/

Exit mobile version