Site icon Telegrafi

Grubi: Ka hapësirë të arrijmë deri në 80 vota

“Për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, ne preferojmë që çështja të zgjidhet në Kuvend. Ne menduam se nuk kishte nevojë për një referendum dhe e deputetët kanë mandat të fituar në zgjedhje për ta bërë këtë në Kuvend. deklaroi Artan Grubi”

Sipas Grubit, ende ka hapësirë që të arrihet deri në 80 vota për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe se në ditët e ardhshme do të punohet në arritjen e gjetjes së 80 deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe po të kishte 1.5 milionë votues vendimi për marrëveshjen do të kthehej në Kuvend. Ka hapësirë të bisedohet dhe të sigurohen 80 vota, nëse duhet kolektivisht apo individualisht duhet që deputetët ta ndërmarrin përgjegjësinë ndaj tyre”, tha deputeti Artan Grubi.

Grubi shton se votat rezidente të shqiptarëve dolën të gjithë në referendum dhe se në disa vendvotime ka pasur 85% dalje të votave shqiptare.

“Në BDI ende nuk është menduar për zgjedhje me lista të përbashkëta me qeverinë aktuale. Ne mendojmë për deputetët e guximshëm të OBRM-PDUKM-së ku do të mund të përfshiheshin në shumicën dhe në vendosjen e kësaj çështje”, tha Grubi duke shtuar se për momentin ka hapësirë të ulet dhe të merren vesh./Telegrafi/

Exit mobile version