Grupet e deputetëve kanë miratuar dhjetë amendamente nga gjithsej 50 të dorëzuara për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, i cili sot ka qenë në rend dite në Komisionin për Çështje Evropiane.
Kryetari i Komisionit Artan Grubi, njoftoi se bisedimet do të vazhdojnë mes pushtetit dhe opozitës, që në mënyrë konsensuale të zgjidhet e ardhmja e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kanë ngelur edhe 41 amendamente për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe nëse kemi sukses që t’i miratojmë sikur sot, mund të vazhdojmë me seancën”, tha Grubi.
Ai shtoi se seanca e Komisonit për Çështje Evropiane pritet të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme.
Tema rreth së cilës partitë kanë çështje të kundërta, është fati i lëndëve të PSP-së, mandati i prokurorëve të PSP-së dhe zgjedhja e pasardhëses së Katica Janevës./Telegrafi/