Site icon Telegrafi

Grubi: Ivanov i shërben vetëm partisë së tij, është koha për president konsensual

Artan Grubi nga BDI mendon se presidenti Ivanov nuk i përfaqëson interesat e gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe se duhet sërish të mendohet për president konsensual i cili do të jetë i pranueshëm për gjithë bashkësitë etnike dhe jopartiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me çdo lëvizje të tij, falja masive, mosemërimi i ambasadorëve, pjesëmarrja e tij në ngjarjet e Kumanovës, mos dhënia e mandati dhe vendimet tjera të Ivanovit tregojnë se nuk është faktor bindës dhe i shërben vetëm partisë së tij”, theksoi Grubi.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale nga BDI nuk morën pjesë me asnjë kandidatë, por ishin të mendimin se Maqedonia duhet të ketë president konsensual/Telegrafi/

Exit mobile version