Telegrafi

Grubi: Dorëheqjet e ofruara për rastin tragjik në Tetovë nuk kanë bazë për t’u pranuar

Foto: Telegrafi

Zëvendëskryeministri Artan Grubi për TV Telma deklaroi se dorëheqjet e ofruara për rastin tragjik në spitalin modular në Tetovë nuk kanë bazë për t’u pranuar.

“E lexova raportin dhe duket qartë se bëhet fjalë për aksident, rast tragjik dhe u pa se edhe hetimi e vërtetoi atë që ne dyshuam, se bëhet fjalë për rast tragjik ku për fat të keq humbën jetën shumë bashkëqytetarë tanë”, tha Grubi.

Ai tha se vendimi i kryeministrit Zaev do të merret në përputhje me raportin e Prokurorisë.

Ndryshe, në rastin tragjik në spitalin modular në Tetovë humbën jetën 14 pacientë dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/