Site icon Telegrafi

Grubi dhe Reka diskutuan për situatën politike, Marrëveshjen e Ohrit dhe integrimet euro-atlantike

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Artan Grubi, ka pritur në takim pune Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, njofton Telegrafi Maqedoni.

Grubi dhe Reka bashkëbiseduan rreth situatës politike në vend e rajon, reformave sistemore si dhe integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.

Ambasadori Reka shprehu mbështetje të plotë për aspiratat integruese të Maqedonisë dhe si vend fqinj, anëtar i NATO-së, do të mbështesë rrugën e Shkupit drejt Brukselit.

Bashkëbiseduesit folën edhe për marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit në përputhje me kushtetutën e vendit në drejtim të barazisë gjuhësore./Telegrafi/

Exit mobile version