Telegrafi

Grubi demanton çdo lloj bashkëpunimi me OBRM-PDUKM-në rreth modelit zgjedhor

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrium (BDI), Artan Grubi tha se partia e tij nuk ka asnjë bashkëpunim me OBRM-PDUKM-në rreth modelit zgjedhor dhe se kanë qëndrime diametralisht të kundërta.

Grubi potencoi se është joserioze që kur jemi shumë afër zgjedhjeve të bëjmë një njësi zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, vështirësohet arritja e kompromisit për Kodin Zgjedhor

Ndërkaq përfaqësuesit e dy partive më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM i vërtetuan qëndrimet e tyre.

Vlatko Gjorçev kërkon model të shumicës sipas shembullit të Britanisë së Madhe ndërsa Damjan Mançevski nga LSDM kërkon një njësi zgjedhore për shkak se, sipas tij, nuk duhet të kalkulohet me zërin e qytetarëve./Telegrafi/