Telegrafi

Grubi: BDI do të udhëheq me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, MEPSO dhe MALMED

Zëvendëskryeministri i parë nga radhët e BDI-së, Artan Grubi sot para vërtetoi se BDI do të udhëheq me ndërmarrjen publike për Rrugë Shtetërore, MEPSO dhe me Agjencinë për barna dhe mjete mjekësore.

“Është marrëveshje për ndërrim të disa funksioneve, por në përgjithësi nuk ka ndryshime të mëdha në emra. Ndërmarrjen publike për Rrugë Shtetëore, MEPSO dhe MALMED janë institucionet që do t’i udhëheq BDI”, tha Grubi.

Qeveria ende nuk ka bërë të ditur emrat e zëvendëskryeministrat e Qeverisë. Pas zgjedhjes së tyre, pritet që të ketë emërtime në drejtoritë përkatëse./Telegrafi/