Site icon Telegrafi

Grubi: Ata që e përçanë opozitën tani po pengojnë bashkimin e shqiptarëve (Foto)

Deputeti i zgjedhur i BDI-së dhe shefi i kabinetit të BDI-së, Ali Ahmeti, Artan Grubi ka thënë se dikush e ka penguar bashkimin e opozitës dhe tani e pengon bashkimin e shqiptarëve me një platformë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kur Ali Ahmeti i ftoi që të bashkohen para zgjedhjeve në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët, ishin po ato që bën çmos që ta përçajnë opozitën dhe ti dobësojnë shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit.”

”Sot, kur po bëhen përpjekje për të arritur deri tek një platformë e përbashkët kombëtare, po këta, bashkë me telallët e tyre mediatik, janë çuar në këmbë për të gjetur mënyrë që ta ndalojnë edhe këtë unifikim programor.
Cilit dreq po i shërbeni?! Skenarin e kujt të zi dhe në dëm të shqiptarëve po e zbatoni?!” shkruan Grubi në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version