Site icon Telegrafi

Grubi: Askush s’duhet ta kontestojë procesin euroatlantik

Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, takoi sot në Shkup shefin e zyrës së NATO-s në Shkup, Zoran Jankoviq.

Siç njoftojnë nga BDI, ata biseduan për situatën në Maqedoni me theks të veçantë mbi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

Grubi theksoi se BDI mbështet në tërësi procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE si kontribuues konkret në arritjen e marrëveshjes së Prespës.

“NATO dhe BE është prioriteti absolut i BDI-së, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni, prandaj dhe askush nuk duhet ta konteston këtë proces”, ka thënë Grubi.

Kontestimi ose rrezikimi eventual i këtij procesi, sipas Grubit, nga partitë opozitare OBRM-PDUKM, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të vë në pikëpyetje përfundimin e suksesshëm të procesit kaq të madh dhe të rëndësishëm, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Evropën Juglindore./Telegrafi/

Exit mobile version