Site icon Telegrafi

Grubi: Arbër Ademi do të jetë zëvendësministër i arsimit

Deputeti i BDI-së dhe shefi i shtabit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, Artan Grubi ka thënë se BDI-ja veçse e ka caktuar se kujt do ti besohet posti i zëvendësministrit të arsimit, njofton TV21.

Sipas Grubit, Arbër Ademi do jetë zv.ministër i Arsimit kurse Aleancës për shqiptarët i është ofruar posti për reforma në Qeveri por ata kërkojnë diçka tjetër që nuk është pjesë e Qeverisë.

”Shumica parlamentare është stabile, me apo pa partinë e Selës” përfundoi Grubi.

Përndryshe, ministër i Qeverisë Zaev për shëndetësi është zgjedhur Venko Filipçe, kuadër i LSDM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version