Telegrafi

Gruas që dukej shtatzënë për tri vite, i hoqën tumorin në madhësi të shalqirit (Foto)

Margaret McMahon nga Belfast i Irlandës, për tri vite me radhë e ka pasur barkun e fryrë si të një shtatzëne, derisa i është zbuluar tumori gjigant.

Nga mitra e 48-vjeçares, mjekët e kanë nxjerrë masën që ka madhësinë e një shalqiri, transmeton Telegrafi.

Prej vitit 2013, simptomat kishin treguar për probleme tjera që i shkaktonte tumori, ndërsa nuk i është bërë fotografimi me ultrazë.

Pasi ajo kërkoi dhe pagoi vet për fotografimin me rreze X, u bë zbulimi për të cili u kërkua operim urgjent.

Pas intervenimit kirurgjik i është hequr masa prej 18 centimetrash, që i kishte fryrë barkun dhe shkaktu i presionit që i bënte fshikëzës, e detyronte të urinonte tërë kohës.

Nëna e dy fëmijëve që është mësuese e ciklit të ulët, tani ndjehet më mirë megjithëse ende po e vazhdon terapinë. /Telegrafi/