Telegrafi

Gruas 72-vjeçare i ngec xhaketa – teksa dera elektrike e dyqanit ngritet lart ajo e gjen veten “në ajër”

Në një ngjarje të pazakontë në Tonteg të Mbretërisë së Bashkuar, një grua 72 vjeçare u bë qendra e vëmendjes e një ngjarjeje të paparashikuar jashtë dyqanit Best One.

Ndërsa priste hapjen e dyqanit, Anne Hughes e gjeti veten të “ngritur në ajër”.

Xhaketa e saj kishte ngecur në derën elektrike të dyqanit. Teksa dera ngrihej lart, ngrihej edhe zonja.

Kamerat kapën pamjet e incidentit që e bënë atë viral në rrjete sociale, përcjell Telegrafi.

E moshuara përfundoi e varur me kokë poshtë duke u mbajtur fort për karrocën e saj të blerjeve.

Për disa sekonda Hughes mbeti në atë pozicion të pasigurt, derisa ajo u shpëtua nga një punonjës i dyqanit i cili e uli zonjën poshtë duke u siguruar që ajo të mos pësonte asnjë lëndim.

Pavarësisht befasisë që u ngrit papritur dhe qëndroi pezull për një kohë, Anne e mori situatën me humor.

Ajo me shaka tha se tani duhet “ta menaxhojë famën”, pasi pamjet kanë qarkulluar shumë në internet. /Telegrafi/