Një grua u kap në një video duke lëvizur nëpër një aeroport krejtësisht e zhveshur, pasi hodhi të brendshmet e saj në dysheme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti i çuditshëm ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në Florida rreth mesnatës së 13 janarit.
Në pamje, gruaja, e cila nuk është emëruar, mund të shihet duke ecur zbathur nëpër zonën e bagazheve.
Ndërkohë, ndërsa ajo vazhdon të ecë, ajo zhvishet para udhëtarëve të tjerë – duke hedhur sytjenat në dysheme.
Aty dëgjohet një zë i lartë i një gruaje që këndon, por nuk është e qartë nëse është ajo.
“Ajo nuk është mirë”, një dëshmitar me zë të shquar mund të dëgjohet duke thënë në sfond.
Sipas mediave lokale, gruaja u mor në paraburgim por nuk përballet me akuza dhe po kryen një vlerësim psikologjik. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ld6wj7xM6-Y