Site icon Telegrafi

Gruaja zgjohet nga koma pas katër javësh dhe e kupton se i dashuri i saj e kishte lënë për dikë tjetër

Një grua, jeta e së cilës u përmbys pas një aksidenti, u zgjua nga koma dhe e kuptoi se i dashuri i saj e kishte lënë atë derisa ajo ishte ende pa ndjenja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Brie Duval ishte zhvendosur në Australi nga Kanadaja e saj e lindjes dhe po vazhdonte një lidhje me burrin me të cilin kishin katër vjet bashkë.

Siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja mbeti me një dëmtim në tru pasi u rrëzua nga një parking makinash nga një boshllëk në mur i mbetur i papërfunduar nga punëtorët e ndërtimit.

Ajo u transportua me helikopter në një spital në Alberta gushtin e kaluar dhe iu nënshtrua ‘mbështetjes për jetën’ në njësinë e kujdesit intensiv.

Brie tha për Mirror se ajo ishte në koma për katër javë dhe pësoi disa kocka të thyera, derisa familja e saj ishte paralajmëruar se kishte vetëm një shans të vogël që ajo të mbijetonte.

Kur ajo më në fund u zgjua, ajo i dërgoi mesazh të dashurit të saj, por shpejt e kuptoi se ai e kishte bllokuar atë në rrjetet sociale dhe i kishte ndërprerë lidhjet.

“Më në fund ma dhanë telefonin tim dhe mendimi im i parë ishte ta telefonoja dhe thjesht të shihja nëse ai e dinte se çfarë ndodhi. Ai nuk më kishte vizituar”, tha ajo.

“Kështu që hapa telefonin tim për t’i dërguar mesazh kur shfaqet një mesazh nga kjo grua që po më thoshte se tani është në lidhje me (partnerin) tim”.

‘Unë e kam ndihmuar që ai të ecte tutje. Ai tani jeton me mua dhe djalin tim, ju lutem mos e kontaktoni”, mesazhi që besohet t’ia ketë dërguar e dashura e re e partnerit të Brie-s.

“Nuk kam dëgjuar për të që kur kam qenë në spital, më ka lënë plotësisht në pluhur. Kështu që nuk e kam të qartë se pse ndodhi kjo”, thotë 25-vjeçarja.

Brie e zbuloi gjithashtu se si prindërit e saj nuk ishin në gjendje ta vizitonin për shkak të masave të rënda të COVID-19 në Australi që ishin në fuqi në atë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version