Site icon Telegrafi

Gruaja vampir!

Maria Jose Cristerna thotë se ka filluar të bëjë tatuazhe në trupin e saj pasi u bë viktimë e dhunës në familje, shkruan The Sun.

“Tatuazhet për mua ishin si një lloj çlirimi. Anëtarët e familjes sime ishin dhe mbeten katolikë të rreptë. Jam shkolluar në një shkollë fetare, u dashurova në moshën 17 vjeçare dhe u martova. Iu përkushtova karrierës, kam dashur t’i bëjë të gjitha ashtu si duhet”, thotë Cristerna.

Përveç tatuazheve, Maria trupin e saj e ka zbukuruar edhe me shumë vathë dhe implante nën lëkurë, për t’i krijuar brirët në ballë. Kjo 35 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, vendosi edhe implante edhe në dhëmbë për të arritur efektin e dëshiruar viziv, ndërsa tash ka edhe dhëmbë vampiri.

Përkundër pamjes së saj, ajo thotë se bën një jetë krejtësisht normale. /Telegrafi/
 

Exit mobile version