Site icon Telegrafi

Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë – shikoni reagimin e tyre

Zbulimi i lajmit të shtatzënisë për njerëzit e afërt në jetën tuaj është një përvojë e veçantë.

Përveç partnerit dhe familjes, miq janë edhe personat të cilëve mezi presim t’ua zbulojmë këtë lajm të mirë.

Nitsan Raiter Fluxgold ka regjistruar reagimin e dy mikeshave të saj, Ema dhe Sophie për lajmin e shtatzënisë.

@nitsanraiter file under: moment I’ll never forget 🤍 #pregnancyannouncement ♬ what was I made for? – Instrumental – Wheeler

Nitsan ua ka treguar miqve të saj lajmin e lumtur teksa pretendonte të bënte një foto. Ajo në fakt ndezi regjistrimin në telefonin e saj dhe i pyeti Emën dhe Sophie nëse dukej shtatzënë.

Të dy i thanë se nuk i dukej dhe më pas ajo u tregoi se në të vërtetë ishte tre muajshe shtatzënë dhe ua tregoi fotot nga ekografia.

Ema dhe Sophie nuk mund ta fshihnin kënaqësinë e tyre dhe të dy u hodhën nga gëzimi në një çast.

Shikoni më poshtë videon prekëse, e cila është parë 41 milionë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version