Telegrafi

Gruaja u shkurorëzua nga burri pasi vuri re një detaj në foton e tij

Një grua u divorcua nga burri i saj pasi vuri re se ai nuk kishte vendosur një unazë në gishtin e ti në foton që e kishte bërë nga klubi i natës.

Valltarja, artistja dhe sipërmarrësi Tylar Paige në Facebook dalloi një foto të burrit të saj nga klubi duke pozuar “me një bandë vajzash” pa unazë martese, gjë që menjëherë e bëri atë të dyshonte për besnikërinë e tij, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet nga gruaja e tij se ku ishte unaza e tij, ajo thotë se ai i tha asaj gënjeshtrat më të çmendura që kishte dëgjuar ndonjëherë. Gjegjësisht, ajo thotë se ai u përpoq ta bindte atë se dikush nga klubi hoqi unazën me photoshop para se të publikonte fotot.

Në videon që ajo postoi në TikTok, ajo gjithashtu njoftoi se ishte e divorcuar, por video, pasi u bë virale, u hoq nga ai rrjet social.

Nën pamjet, shumë gra të tjera ndanë përvojat e tyre me gënjeshtrat e partnerëve dhe burrave të tyre. /Telegrafi/