Një grua turke i kërkoi lopës të pozonte për një selfie, kafsha nuk refuzoi kërkesën e sa.
Momenti u kap në video dhe u shpërnda pafundësisht në rrjetet sociale.
Serife Yilmaz, një studente e vitit të pestë të mjekësisë në Universitetin Pamukkale, po luante me kafshën në fermën e familjes së saj në rrethin Seydikemer të provincës Mugla të Turqisë.
“Meltem, le të bëjmë një ‘selfie’!”, ajo e thirri lopën, e cila nxiton drejt saj.
Yilmaz postoi videon në rrjetet sociale dhe shpejt u bë virale.
“Nuk e kam pritur që videoja të shikohet dhe të pëlqehet kaq shumë. Brenda një dite, miliona njerëz e shikuan. Jam e mahnitur dhe e lumtur për këto përgjigje. Sa herë që e thërras për foto, ajo vjen me dëshirë”, deklaroi gruaja. /Telegrafi/