Telegrafi

Gruaja tregon mënyrën e zgjuar se si ajo grumbullon pjesët e fundit të mbetura nga fondatina në shishe

Një grua ka zbuluar mënyrën e zgjuar se si i shfrytëzon deri në maksimum shishet e saj të fondatinës dhe zgjidhja nuk mund të ishte më e thjeshtë.

Kushdo që përdor grim, e di se marrja e mbetjeve të fundit të fondatinës nga shishja e saj mund të jetë disi një detyrë e ndërlikuar.

Por, duket se mund të jetë një problem i të kaluarës, falë një zonje që vendosi të ndante trukun e saj në një grup në Facebook.

Duke përdorur një truk super të thjeshtë, ajo mbushi gjysmën e një ene të vogël plastike.

“Mendova të ndaja një eksperiment të vogël, të cilin e provova pas shumë vitesh që copëtova shishet”, – tregoi ajo në postimin e saj.

“Pak ujë të valë të futur në shishet boshe. Shkundni shishet derisa fondatina të lirohet (do ta shihni që po largohet nga shishja)”.

Ajo vazhdoi: “Vendoseni në çfarëdo ene të zbrazët. Fondatina është e bazuar në ujë, kështu që i gjithë uji i nxehtë do të shtrihet në majë të saj. E tëra çfarë duhet të bëni është të largoni pjesën e ujit më pas”. /Telegrafi/