Site icon Telegrafi

Gruaja transvestite do të martohet me dy të dashurit

Somjit Songjaeng (42 vjeç) u rrit në Tajlandë dhe në Zvicër. Me të dashurin e parë Anurut Krais (21 vjeç) u njoh në Pattay ku jeton së bashku me të që gjashtë vite.

Para një viti ajo njohu edhe të dashurin tjetër, Sarith Rodyo (27 vjeç). Ata kuptuan se si treshe kanë shumë të përbashkëta dhe vendosën të jetojnë së bashku e më vonë edhe të martohen.

Somjit nga burrat e saj të ardhshëm pret të regjistrohen dhe ta përfundojnë fakultetin. Ajo është e sigurt se do ta kalojë një jetë të lumtur me ta. Martesa e transvestitit dhe dy burrave me siguri është e para e këtij lloji në Tajlandë. /Telegrafi/

Exit mobile version