Telegrafi

Gruaja, tmerr i dyqaneve – përveçse i vjedh, ajo edhe kryen nevojën brenda tyre (Foto)

Një hajdute seriale është quajtur “Bombarduesja e Jashtëqitjes” nga policia australiane, pasi është kapur duke kryer nevojat personale në dyqanet që ajo vjedh.

Por gjykatat vendase kanë vendosur ta kursejnë nga burgu kleptomanen e vetëshpallur, gjë që ka shkaktuar rebelimin e komunitetit, i cili është lodhur nga pastrimi i ‘rrëmujës’ së saj.

Thuhet se 42–vjeçarja është paraqitur disa herë në gjykatë sepse ka vjedhur rroba me vlerë, është “zbrazur” në dyshemenë e dyqanit dhe më pas është larguar.

Sipas një raporti policor, ajo “qëndronte akoma me këmbët e saj pjesërisht të hapura në mes të stendave” në një dyqan Best & Less, në Mittagong të Sidneit.

“E akuzuara ka parë rreth e qark para se të tundte të pasmet dhe t’i fërkonte me një pjesë të veshjes së saj. Ky ishte momenti kur e akuzuara ka kryer nevojat personale në dyshemenë e dyqanit”, thuhej në raport.

Gjithashtu gruaja ka marrë një peshqir çaji për të fshirë të pasmet dhe më pas e ka hedhur atë në një stendë të dyqanit.

Raportet e policisë thonë se gruaja gjithashtu ka shkaktuar të njëjtën rrëmujë edhe në një farmaci në Campbelltown Mall, pranë Sidneit, përcjell tvklan.al.

Avokati i saj, Ben Archbold tha se gruaja, e cila nuk është identifikuar, është penduar dhe po punon për të përmirësuar sjelljen e saj, por vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas The Daily Telegraph, ekspertët mendojnë se humbja e kontrollit mbi kryerjen e nevojave personale mund t’i shkaktohet nga adrenalina që merr nga vjedhja e dyqaneve.

Gjyqtarët e Gjykatës Vendore të Moss Vale po luftojnë për të arritur ekuilibrin e duhur midis pranimit të çrregullimit të shëndetit të saj mendor dhe mbrojtjes së komunitetit nga zakoni i saj i pështirë.