Gruaja që kishte thonjtë më të gjatë në botë më në fund mund të hapë një derë pa frikë pasi i preu ato.
Ayanna Williams nga Houston theu rekordin botëror “Guinness” për thonjtë më të gjatë në botë në vitin 2017, kur ato arritën gjatësinë prej 5.7 metrash. Iu deshën më shumë se dy shishe ngjyrë dhe 20 orë punë për t’i rregulluar.
Para se t’i priste gjatë fundjavës, ajo bëri një matje përfundimtare që rezultoi se ishin shtatë metra, raporton cnn.
“Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëreshë”, tha Williams, sipas Guinness. “Thonjtë e mi nuk më bëjnë mua, unë bëj thonjtë e mi!”.
Ndryshe, Williams tha se planifikon t’i rrit sërish thonjtë ndërsa këto të fundit do t’i ekspozon në muze të Orlandos. /Telegrafi/