Çdo të mërkurë, 63-vjeçarja Joan Irvine ngrihej në orën 05:30 të mëngjesit dhe kalonte katër orë duke i rregulluar flokët për tërë javën.
Ajo ishte e famshme për rregullimin e flokëve në të njëjtën mënyrë, për një kohë të gjatë. Por, kishte ngecur në stilin e viteve të pesëdhjeta për gati 40 vjet.
Në fakt, ajo dikur anuloi një pushim, nga frika se do të ndizte detektorët metalikë në aeroport, nga karficat që përdorte për modelin e flokëve.
Asnjëherë nuk i lëshoi flokët, veçse për not.
Cindy dhe Christine, vajzat e irrituara të Joanit, iu lutën njerëzve nga The Oprah Show për ndihmë, një shndërrim flokësh për nënën e tyre.
Ato menduan se gjithçka në stilin e nënës së tyre ishte jashtë mode. Kështu, ato dërguan një video në The Oprah Show dhe u emocionuan kur nëna e tyre u zgjodh për shndërrim.
“Neve na duhet sigurim për flokët e saj, Zoti na ruajt, të mos ndodhë diçka me flokët”, ka thënë Christine.
Pas ‘intervenimit’, shikuesit në The Oprah Show ishin të kënaqur me shndërrimin.
Hidhni një sy videos më poshtë dhe shihni transformimin total të Joan! /Telegrafi/