Seancë dhe Akademi solemne janë mbajtur të dielën në hapësirën e kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, në 140 vjetorin e saj. Por, organizimi jo i mirë bëri që të ketë edhe momente jo të këndshme, për çka u desh të intervenojë vetë kryeministri Haradinaj.
Aty fillimisht nuk ia dha fjala Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga mysafirët që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Presidentit Meta.
Pas tij në foltore si e pa ftuar doli një grua, e cila nisi të flas.
Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derallës, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Ramush Haradinaj të reagojë dhe të ia ndërpresë fjalimin.
Një paraqitje të ngjashme e kishte pasur edhe në Tiranë Valdete Dëralla, në momentin kur po mbahej ceremonia e 100 vjetorit të pavarësisë.
Gruaja që pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës duket se i ka fiksim tubimet që organizohen për nder të ndonjë ngjarjeje historike. Ajo e dëshmoi edhe sot në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit se nuk e ka problem të mbajë fjalim pa e ftuar askush.
Sot kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit. Kjo ndodhi pasi gruaja doli në foltore, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.
Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.
E njëjta, situatë të ngjashme kishte provokuar edhe në Tiranë. Por, aty askush nuk kishte dalur në skenë për ta larguar. Edhe pse i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama.
Shikojeni reagimin e saj në minutën e 5-të.