Site icon Telegrafi

Gruaja sulmohet nga qeni agresiv i policisë, dhe përfundon me këmbë të thyer në binarët e trenit (Foto/Video, +16)

Një moment shokues është filmuar nga kamera amatore, ku shihet një kalimtare e rastit teksa goditet nga një qen agresiv i policisë.

Gruaja po ecte trotuarit pranë stacionit të trenit në Nuremberg të Gjermanisë, kur qeni i kërceu përmbi me ç’rast ajo përfundoi në shinat e trenit me këmbë të thyer, transmeton Telegrafi.

Kalimtarja që mbeti e lënduar në binarët e trenit, u ndihmua menjëherë nga një polic dhe një kalimtar tjetër i rastit.

Videoja është filmuar nga një pasagjer, i cili dëshironte të dokumentonte prezencën e madhe të policisë në stacionin e trenit. /Telegrafi/

Exit mobile version