Telegrafi

Gruaja shtyu të moshuarin duke e nxjerrë nga një autobus në Las Vegas, ai rrëzohet në trotuar – më vonë ndërroi jetë (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se tregohet se si një 74-vjeçar u shty nga një autobus me aq forcë sa që më vonë ndërroi jetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Serge Fournier thuhet se i tha një shoku tjetër në autobus që të ishte më i sjellshëm ndaj të tjerëve kur ai u shty nga një grua, duke rënë me kokë në trotuar.

Si pasojë, gruaja, Cadesha Michelle Bishop, po përballet me një akuzë vrasjeje për goditjen fatale më 21 mars të këtij viti në Las Vegas.

Më 23 prill vdekja e tij u vendos si një vrasje nga mjeku i qarkut.

Ai ishte dërguar me plagë të rëndë në spital, ku qëndroi për një muaj, para se të ndërronte jetë.

Ndërsa Bishop u arrestua të hënën në një urdhër vrasje dhe iu dha një avokat mbrojtës gjatë paraqitjes së saj të parë të gjykatës të martën. /Telegrafi/