Telegrafi

Gruaja shtatzënë mezi shpëtohet nga dhuna e burrit në Stamboll

Një burrë rrahu gruan e tij shtatzënë me grushte dhe shkelma në mes të rrugës së lagjes Bagcılar të Stambollit.

Ndërsa gruaja që iu nënshtrua dhunës ra në tokë me goditjet që mori, burri nuk u ndal së godituri gruan.

Ndërkohë, qytetarët pasi arritën ta ndalnin burrin, ata i dhanë ndihmën e parë gruas.

Ndërkohë, policia ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar agresorin që kishte këso lloj sjellje edhe në të kaluarën.

Ndryshe, viktima nuk u ankua në polici ndaj burrit të saj dhe për këtë ai u la i lirë. /Telegrafi/