Telegrafi

Gruaja shtatzënë kaloi pesë orë e ulur në dyshemenë e spitalit, sepse askush nuk donte t’i lëshonte një karrige (Foto)

Një nënë që do të jetë me një çrregullim të zemrës thotë se ajo kaloi pothuajse pesë orë ulur në dyshemenë e një spitali pasi askush nuk u ngrit për ti liruar një vend asaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Bonita Baxter, 27 vjeçe, u dërgua në spital nga ambulanca të hënën në mbrëmje me dhimbje gjoksi dhe stomaku.

Asaj i ishte thënë se ajo do të duhet të presë për trajtim dhe një infermiere i tha asaj të qëndronte në spital në rast se dhimbja që po vuante ishte e lidhur me shtatzëninë e saj.

Bonita, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, vuan nga një gjendje shëndetësore, e cila bën që gjaku të kthehet prapa në zemër përmes valvuleve.

Pavarësisht nga dhimbja, askush nuk deshi të ngrihej nga ulëset, madje edhe kur një recepsionist dhe një infermiere në mënyrë të përsëritur iu lutën atyre që të heqin dorë nga vendet e tyre në Spitalin Mbretërorë Elizabeth, Birmingham. /Telegrafi/