Site icon Telegrafi

Gruaja shtatzënë aborton ‘beben sirenë’, e cila në vend të këmbëve kishte një bisht (Foto)

Një nënë e re ka vendosur që ta ndërpresë shtatzëninë, pasi kuptoi se në bark po e mbante një ‘bebe sirenë’.

Gruaja e njohur vetëm si Wu, ishte në muajin e gjashtë të shtatzëninë, kur mjekët në spitalin e Yichang të Kinës, kuptuan për gjendjen e fetusit, transmeton Telegrafi.

Skanimet kanë treguar se në barkun e 23-vjeçares po rritej një fetus pa këmbë, por vetëm me një bisht të gjatë.

Fëmija i pa lindur nuk kishte as fshikëz të urinës dhe mëlçinë e kishte të bllokuar, duke bërë që të sygjerohet aborti, meqë do të mbijetonte vetëm disa orë.

Mësohet se fetusi vuante nga një gjendje e rrallë që quhet sironomelia, apo ‘Sindroma e Sirenës’, që i bën këmbët të jenë të kapura, duke dhënë përshtypjen se është një bisht i gjatë.

Ndryshe, Shiloh Pepin është një nga rastet më së miri të dokumentuar të kësaj sindrome.

Vajza nga Shtetet e Bashkuara, e cila i është nënshtruar 150 operimeve, ka vdekur në moshën dhjetëvjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version