Telegrafi

Gruaja shpëton “për një fije floku” kur meteoriti përplaset në çatinë e saj dhe përfundon në jastëkun derisa ajo po flinte

Një grua kanadeze shmangu ngushtë fatkeqësinë kur një meteorit u përplas me çatinë e saj dhe ra në jastëkun pranë saj derisa ajo po flinte.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ruth Hamilton nga Golden, British Columbia, u zgjua nga tingujt e një përplasje dhe pluhuri në fytyrën e saj në natën e 4 tetorit.

“Unë thjesht u ngrita dhe ndeza dritën, nuk mund ta kuptoja se çfarë kishte ndodhur”, tha Hamilton.

Në anën tjetër vëzhguesit kishin shijuar një pamje të meteorit më herët gjatë asaj nate mbi Liqenin Louise.

Hamilton, e cila nuk pësoi lëndime, pa një gur në jastëkun e saj ku ajo po flinte. /Telegrafi/