Abby Pollock është habitur mjaft pasi ka vendosur të kërkojë ndihmë mjekësore për shkak të fryrjeve të shpeshta. Ajo shkoi në urgjencë dhe zbuloi se ishte shtatzënë në muajin e gjashtë.
“Po shkoj në urgjencë dhe po bëj shaka se jam aq e fryrë sa më duket sikur jam gjashtë muajshe shtatzënë”, shkruan ajo në fillim të videos që u bë virale.
Pollock ngriti këmishën e saj dhe tregoi barkun e saj dhe më pas njoftoi se gjatë ekzaminimit zbuloi se ishte vërtet shtatzënë në muajin e gjashtë, gjë që e vërtetoi me një skanim me ultratinguj.
@ampollo full story on yt: abby pollock ?? #viral #funny #pregnancy #pregnancyannouncement #pregnant ♬ the joke is on you. icarly – Kate
Shumë u habitën. Disa e pyetën se si ishte e mundur që ajo nuk vuri re asnjë simptomë shtatzënie për gjashtë muaj.
“Atëherë tashmë i ndjen lëvizjet e bebes, si ka mundësi që nuk e ke ndjerë”, e pyeti një grua.
“A nuk ju ka munguar menstruacioni”, shtoi një tjetër.
“Dhe në asnjë moment nuk ishe i sëmurë? Paç fat”, tha i treti. /Telegrafi/