Një grua është duke luftuar për jetë, pasi bashkëshorti raportohet t’i ketë hedhur acid në organin gjenital pasi refuzoi të bëjë seks me të.
Besohet se Ved Pal ishte grindur me viktimën e paemëruar, ku pas disa sekondave situata doli nga kontrolli, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në fshatin Behrin në pjesën perëndimore të Indisë, kurse gruaja e pësoi keq kur refuzoi të bëjë seks me partnerin e saj.
Mjekët thonë se gjendja shëndetësore e saj është kritike, kur dyshja janë të martuar tash e shtatë vite dhe kanë dy fëmijë bashkë.
Babai i gruas së pafajshme, Kedar Singh, pretendon se Pal kishte rrahur bijën e tij në shtëpi dhe më pas i kishte hedhur acid në organin gjenital.
Ai shtoi se në këtë sulm brutal ishte përfshirë edhe vëllai i dhëndrit të tij Ajay Pal. /Telegrafi/