Telegrafi

Gruaja raporton rastin e 8-vjeçares që shiste ujë për të mbledhur para për udhëtim në Disneyland, pamjet shpërndahen në internet dhe nervozojnë masën (Video)

Jordan Rogers, 8-vjeçare, po shiste ujë në trotuaret e San Franciskos, por biznesi nuk i zgjati shumë pasi iu afrua gruaja me emrin Alison Ettel,  e cila filloi ta kritikoj ashpër.

“Më pyeti nëse kam leje dhe nëse vërtetë e di se çfarë është leja”, ka deklaruar Jordan për CBS, transmeton Telegrafi.

Alison më pas nxori telefonin dhe i telefonoi policisë për ta raportuar rastin për vogëlushen afro-amerikane. Megjithatë, gjithë ngjarjen e kishte filmuar Erin Austin, nëna e Jordanës së vogël, dhe më pas e ka publikuar në internet dhe menjëherë filloi shou… bëri xhiron e botës, pasi që Ettel ishte e bardhë, kurse vogëlushja afro-amerikane.

Videoja është shikuar nga më shumë se 7 milionë persona, dhe ka nxitur qindra komente negative në llogari të gruas që e qortoi.

“Nuk e di për çfarë është fjala. Mua më është dukur si një grua e frustruar e mbushur me urrejtje. Cili njeri mund të jetë normal që t’i telefonoj policisë për nja vajzë 8-vjeçare”, ka pyetur Erin, nëna e vogëlushes.

“Kur e pyeta se pse po i telefonin policisë, më është përgjigjur: është ilegale shitja e ujit pa leje. Por, Jordan thjesht dëshironte të më ndihmonte pasi kisha mbetur pa punë, dhe i kisha premtuar se më pas do të shkojmë në Disneyland”, ka shtuar Ostin.

Në anën tjetër, Ettel thotë se i kishte telefonuar policisë pasi që Jordan dhe nëna e saj i kishin bërtitur, por pranon se pendohet që kishte ndërmarrë një veprim të tillë.

“Mendoj se nuk e kam vlerësuar mirë situatën. Kam qenë e pushtuar nga stresi atë ditë, dhe duhet të pranojë se e gjitha ishte një gabim i madh”, ka deklaruar Ettel, e cila më vonë në një intervistë dhënë për CNN ka pranuar se po ndihet keq.

“Ti lëmë fëmijët të jenë fëmijë. Nëse nuk e rrezikojnë apo sulmojnë askënd – atëherë çfarë problemi kemi”, ka shtuar Erin duke demantuar pretendimet se i kishte bërtitur Alisonit.

Vajza e vogël thotë se ky incident nuk do ta ndalë të shes ujë të ftohtë për dy dollarë. Pas publikimit të videos në internet, muzicienti Jonathan Brannon i ka ofruar Jordanit të vogël dhe familjes së saj udhëtim falas në Disneyland. /Telegrafi/