Në një video në të cilën shihej një grua e cila bie nga një ndërtesë në Kuvajt thuhej se ajo pasi kishte rënë, kishte mbetur e vdekur në vend. Por, së paku siç ka bërë të ditur një lexues i Telegrafit, i cili ka dërguar edhe një video, e vërteta është krejt ndryshe.
Gruaja e cila po qëndronte e varur në një moment kishte humbur forcën dhe kishte rënë nga ndërtesa në tokë.
Ajo çfarë ishte ngritur si shqetësim në media ishte fakti se derisa gruaja e gjorë po qëndronte e varur në dritaren e ndërtesës dhe kërkonte ndihmë, askush nuk e kishte parë të arsyeshme të ndihmonte atë!
Por në një video të fundit, përcjell Telegrafi, shihet se përfundimi i kësaj ngjarje nuk ka qenë edhe aq i keq.
Kjo pasi që, siç edhe mund të shihet, ajo për fatin e saj të mirë, ka shpëtuar e gjallë.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe një lexues i Telegrafit i cili jeton në Kuvajt dhe është i njoftuar për së afërmi me ngjarjen.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një grua e cila kishte probleme psikike, e cila sipas tij kishte tentuar që edhe herë të tjera të hidhej nga ndërtesa.
Gjithsesi, edhe lexuesi i Telegrafit ka bërë të ditur se ajo ka shpëtuar, vetëm me lëndime trupore. /Telegrafi/