Juana Munoz nga Cadiz e Spanjës, që vuan nga katër sëmundje të rralla dhe me rrezik jete, është detyruar që për 13 vjet të jetojë brenda një dhome prej xhami.
Në pamundësi të përqafojë burrin apo fëmijët, 53-vjeçarja frikësohet se nuk do të ketë mundësi që ta merr ndonjëherë në krah nipin e parë, që vjen në jetë së shpejti, transmeton Telegrafi.
Ajo ëndërron që së shpejti të jenë në përqafimin e më të dashurve, në saje të një maske organike, që u tha se është në përpunim e sipër.
Por, për momentin, ajo është e detyruar të qëndrojë brenda dhomës së xhamit, të cilën e quan shtëpi, për më se një dekadë.
Mjekët kanë mbetur të befasuar dhe në pamundësi t’i ndihmojnë gruas që vuan për 29 vite nga ndjeshmëria kimike, fibromyaglia, lodhja e përhershme dhe ndjeshmëria ndaj elektricitetit.
Simptomat e para të sëmundjes, ajo i kishte pësuar derisa po lante papatet e mbjella dhe të kultivuara nga bashkëshorti, që ishin të mbuluar nga një materie për mbrojtje nga insektet.
E tëra që mbanë mend, ishte se iu irrituan sytë, ndërsa u zgjua nga gjumi disa javë më vonë, me fat që ishte e gjallë. Por, gjendja nuk po i përmirësohej.
Që atëherë, më të dashurit i shkojnë pranë xhamit dhe komunikojnë nëpërmjet mikrofonit, teksa bashkëshorti iu vë pemët dhe perimet që i kultivon vet, përmes një derëze të vogël.
“Brenda disa ditësh, do të vije në jetë nipi im i parë. Kam frikë se nuk mund ta mbajë në krah dhe ta përkëdhelë” ka thënë Munoz.
Por, ka shpresa se një maskë organike e punuar në Dallas të Shteteve të Bashkuara, do t’i ndihmojë që të del prej dhomës së xhamit, së paku për një kohë.
Kohë ve të fundit, Munoz po e kalon kohën në rrjetet sociale, duke inkurajuar njerëzit me gjendje të njëjtë, apo edhe të tjerë që qëndrojnë të mbyllur, të përpiqen që të dalin dhe të jetojnë njëjtë si të tjerët. /Telegrafi/