Telegrafi

Gruaja që vdiq papritmas, dyshohet të ketë marrë drogë për të humbur peshë

Pasi është gjetur pa ndjenja, në shtëpinë e saj në Merthyr Tydfil në Wales, gruaja 26-vjeçare është dërguar në spital.

Për fat të keq, nëna që ka një djalë dyvjeçar dhe një tjetër 13 muajsh, nuk është këndellur më.

Atë e kanë mbajtur nën aparat për dy ditë, e më pas mjekët kanë thënë se nuk ka shpëtim, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët policor kanë ngritur hetime, për të parë se ku e ka blerë ajo drogën mephedrone – materie sintetike, me shumë efekte anësore, e njohur edhe si “mjau mjau” apo MCat.

Këtë substancë të ndaluar, ajo e pinte që të humbë peshë, që kishte fituar gjatë shtatzënësisë.

Pasi i kanë dhënë lamtumirën e fundit, prindërit dhe bashkëshorti kanë pranuar që asaj t’i merret zemra, mëlçia, veshkat dhe disa organe tjera.

Me këtë do të ndihmohen gjashtë persona, që e kanë jetën në rrezik. /Telegrafi/